English

Parashikimi i motit për 6 tetor 2011

Shqipëria Moti - E enjte, 6 tetor 2011

Sipas MeteoAlb: Persa i perket vendit tone, dita e neserme do te nise me mot te kthjellet ne te gjtihe territorin, por duke iu afruar oreve te mesdites do te kete shtim te vranesirave, ku me te theksuara do te jene ne veri dhe verilindje te shqiperise. Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime dhe vranesira te lehta ne ultesiren perendimore dhe zonat bregdetare duke lene me vranesira me te dendura te gjithe zonen malore Lindore. Gjate nates parashikohet shtim i vranesirave ne te gjithe vendin. Ndersa situata termike per diten e neserme parashikohet te sjelle renie te lehte ne vlerat maksimale, Temperatura me e larte ne rang vendi do te shenohet 29 grade ne qytetin e durresit.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim jugperëndimor duke gjeneruar ne Adriatik dhe Jon dallgezim 2 balle.

Europa Moti– E enjte, 6 tetor 2011 ---------------------------------------------------------------- Europa veriperendimore, Europa verilindore dhe ajo qendrore do te karakterizohen nga vranesira dhe shira me intensitet te larte, situate kjo e ndikuar nga nje qender e presionit te ulet atmosferik si edhe nje fronti te ftohte i vendosur mbi keto rajone. Shira me te dendur do te bien ne Britani, Gjermani dhe Poloni. Po ashtu vranesira dhe shira do te kete ne Europen jugperëndimore por ne sasi me te pakta. Problematike nga stuhite e forta te eres dhe dallget e larta do te jene Portugalia dhe Spanja gjate dites së enjte. Ndersa Europa juglindore, pellgu i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te mbeten me mot te kthjellet dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë: E enjte, 6 tetor 2011 ----------------------------------------------------------------- • Gjermania, Polonia alarmojnë shira te dendur dhe stuhi ere; • Ishujt Britanik rrezikojnë shira intensive dhe rrufe; • Portugalia,Spanja rrezikohen nga stuhi te forta ere, dallge të larta.

KOMENTE