English

Prishtinë, nis gjyqi për 7 të pandehurit për trafik organesh

Prishtinë, 5 tetor 2011, NOA- Ka nisur dje në Prishtinë procesi gjyqësor ndaj shtatë personave të akuzuar për trafikim të organeve njerëzore. Sipas akuzës së paraqitur më parë nga prokurorët e EULEX-it, e cila u konfirmua në maj të këtij viti, të akuzuarit kanë qenë të përfshirë në rekrutimin e 20 shtetasve të huaj nga Moldavia, Kazakistani, Rusia dhe Turqia, të cilëve pretendohet se u ishin premtuar nga 20 mijë dollarë për dhurimin e veshkave, ndërsa marrësve të organeve u ishte kërkuar që të paguanin nga 80 mijë deri në 100 mijë dollarë. Ndërkaq pavarësisht pretendimeve të të pandehurve se nuk ndjehen fajtorë, procesi gjyqësor pritet të vazhdojë sotnjë seancë të mbyllur ku do të merret në pyetje një dëshmitar i mbrojtur. Rasti në fjalë i njohur si “Medicus” ka të bëjë me akuzat për trafikimin e organeve, në një klinikë private në Prishtinë në vitin 2008. Shtatë të pandehurit akuzohen për trafik të qenieve njerëzore, procedura joligjore mjekësore dhe ushtrim ilegal i profesionit mjekësor dhe i aktivitetit kriminal. a.y/NOA

KOMENTE