English

Rocky, qeni që shkuan online për adoptimin e qenve të braktisur (Foto)

E mërkurë, 5 tetor 2011, NOA- Disa muaj më parë Polonia ka rënë në dashuri me një qen shumë të bukur. Ky “mashkull” magjepsës, 6-vjeçar, biond, ka kaluar një periudhë të gjatë së jetës në një nga strehat më të mëdha për qenVarshavë. Gjithçka, siç ndodh shpesh tek karriera e “një ylli”, ka filluar rastësisht, kur Rocky vendosi të shkruajë një ditar elektronik. Dhe qeni i zgjuar shkruan vetë! Këtu lexuesit kanë mundësi të shikojnë botën nga anë të ndryshme, nga perspektiva e qenit. Ata mund të lexojnë dhe mund të shohin atë çfarë Rocky ka përjetuar duke qenë në strehë. Por si duket jeta e tij tani, sepse ai prej tre vitesh është adoptuar dhe është shumë i lumtur, ku ai qesh dhe shijon lirinë. Ata mund të shohin edhe që Rocky nuk kishte ndryshuar, as kur gjeti shtëpinë dhe njerëzit që e dashurojnë. Qeni i zgjuar nuk ka harruar shokët e tij, të cilët rrinë “në burgje”... përkundrazi! Ai ka marrë gjithçka në putrat e tij! Ditari i Rockit çdo ditë plotësohet me publikime të reja. Aventurat e qenit guximtar dhe udhëtimet e tij ( në www.jak-bylo-jak-jest.eblog.pl) vetëm gjatë disa muajve kanë tërhequr 30.000 lexues! Prej 4 ditëve është në rrjet edhe faqja interneti e Rockyt (www.how-hau.com) , e cila premton se do të jetë shumë e famshme. Por duke kthyer sërish te Rocky...Si është ky qen me të vërtetë? Ai prezantohet si qeni poliglot, qeni shkrimtari, qeni udhëtar, qeni ndërtues, por para se gjithash si ambasadori i adoptimeve të qenve dhe një star nga bota e televizionit në Poloni dhe jashtë asaj. Në sajë të Rockit shumë qen të pastrehë kanë gjetur shtëpi! Falë veprimtarisë së tij Rocky është bërë i famshëm në të gjithë Poloninë. Ai viziton studime të televizioneve dhe u shpjegon fëmijëve nëpër shkolla si ato duhet të trajtojnë kafshët.

Ky qen magjepsës ka edhe fanclubin e tij në Facebook me 4.000 fansa (http://www.facebook.com/groups/133230630069236?ap=1)

Gjithsesi Rocky ka shumë avantazhe, por ka edhe një defekt: ai është paksa modest dhe këtë e tregon në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai shkruan për bukurinë e tij dhe një provë për këtë bukuri e demonstron në shumë fotografi të cilat janë të mrekullueshme. Rocky e njeh vlerën e tij dhe kur i ndodh që merr rryshfete ato nuk janë më të vogla se një qese me arra apo një suxhuk që atij i pëlqen shumë. Motoja e tij e cila ka pushtuar gjithë vendin është, “Duke adoptuar një qen ti nuk ndryshon botën, por ndryshon botën e këtij qeni”. E këtu ai sigurisht ka të drejtë! Kasia Pisarska , “nëna e Rockit” thotë që ata ngjajnë. Ajo e quan veten “nëna e Rockit” sepse thotë se, “Kur unë fle me qenin tim në të njëjtin shtrat, është më e vështirë të them Zonja ose Zoti. Më mirë kur ai me thotë “nëna”-, sepse “nëna” tingëllon mrekullisht më bukur. a.y/NOA

KOMENTE