Tiranë, 5 tetor 2011, NOA- 37 vjeçari Sait Gordani u prangos dje nga blutë e komisariatit numër 2 në kryeqytet, pasi rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kaluar në rrugën “Perlat Rexhepi”, ka goditur me sende të forta në trup duke i marrë shumën e parave prej 1300 euro dhe 3 000 lekë, Selim Hoxhës, 42 vjeç. Ndërkaq kapja e tij u bë e mundur pas kërkesës së ndihmës nga ana e të dëmtuarit, ndërsa ndaj Gordanit nisën menjëherë hetimet. a.y/NOA