Pogradec, 5 tetor 2011, NOA- Një sherr me fjalë mes dy bashkëmoshatarëve ka degraduar më tej. Pak para mesnatës së djeshme 20 vjeçari Donald Veliu nga Buçimasi i Pogradecit, në lagjen nr 1 të qytetit, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës 21 vjeçarin me iniciale E.B, banues në po të njëjtën lagje. Ndaj të riut nisën hetimet nga ana e Prokurorisë së Pogradecit për veprën penale, “Plagosjes së lehtë me dashje”. a.y/NOA