Mitrovicë, 5 Tetor 2011 - Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar gjatë natës së shkuar në një park makinash të një ndërtese në veri të Mitrovicës, njofton policia e Kosovës. Viktima në njerëz nuk ka, përveç dëmeve materiale. Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë Besim Hoti, tha se “tri automjete kanë pësuar dëme dhe disa xhama të ndërtesave përreth”. Policia është duke i zhvilluar hetimet, ndërsa, për të përcaktuar llojin e mjetit eksploziv që thuhet të ketë qenë shumë i fuqishëm janë angazhuar edhe ekspertë të KFOR-it. Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, thotë se nga hetimet e para, dyshohet se automjeti në të cilin ishte vendosur mjeti shpërthyes, ishte pronë e një qytetari të përkatësisë etnike serbe, i punësuar në stafin lokal në misionin EULEX.