English

Sulmi në korrik ndaj KFOR, i organizuar

E mërkurë, 5 tetor 2011, NOA- Erhard Drews, komandanti i ri i KFOR-it, shprehet se ushtarët e KFOR janë sulmuar nga serbë të armatosur më 27 korrik. Siç raporton “Koha Ditore”, ai ka qenë duke e zhvilluar një vizitë të rregullt në Jarinjë, ditën kur një grup i organizuar serbësh e ka sulmuar trupën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Sakaq mësohet se hetuesit e EULEX-it kanë intervistuar disa nga të përfshirët në këtë ngjarje. Lidhur me këtë ngjarje hidhen dyshime për përfshirjen në sulme të një biznesmeni serb në veri, ku mendohet se ka qenë grupi i tij që ka hapur të gjitha rrugët alternative rreth Jarinjës për t’u lidhur me Serbinë. Ndërkaq EULEX ka nisur një hetim për incidentin që mendohet të ketë qenë sulm i organizuar mbi KFOR-in. a.y/NOA

KOMENTE