English

Tiranë, policia godet grupin e shpërndarësve të drogës

Tiranë, 5 tetor 2011, NOA- Një operacion i policisë i koduar “Lulishtja” bëri të mundur kapjen dhe goditjen e një grupi shpërndarësish të lëndëve narkotike. Mesnatën e kaluar u arrestuan në flagrancë Elis Perfundi, 26 vjeç, lindur dhe banues në Vorë dhe Elidon Progni 21 vjeç, banues në Tiranë. Falë informacioneve të marra nga ana e policisë kapja e tyre u bë e mundur në afërsi të rrugës, “Lord Bajron” në Tiranë. Gjatë kontrollit dy të rinjve iu gjet 400 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me shumën e parave prej 90. 000 lekësh. Ndërkohë, gjatë kontrollit të shtetasit Elis Përfundi, ju sekuestrua 50 gram lëndë narkotike e ndarë në 10 porcione. Sipas policisë thuhet se ky grup shpërndarësish, tregtonte lëndën narkotike, kryesisht në zonën e Laprakës, Don Bosko etj, në kryeqytet. a.y/NOA

KOMENTE