English

Tupac Shakur, vjen një kasetë me përmbajtje erotike

Kaliforni, 5 Tetor NOA - Këtë herë nuk bëhet fjalë për një disk me këngë të padëgjuara më parë. Këtë herë emri i Tupac Shakur po lakohet sërish, bazuar në sitin Tmz, si rrjedhojë e një kasete me përmbajtje erotike. Rreth 15 vjet para vdekjes së tij, rreperi dhe aktori amerikan ka bërë sërish që emri i tij të jetë objekt i botës së gossip dhe kësaj radhe më një video hard, që e paraqet atë teksa kryen marrëdhënie seksuale me një fanse. Sipas zërave, filmimi – që shumë shpejt do të futet në qarkullim –zgjat vetëm 5 minuta dhe nuk lë aspak vend për imagjinatë. Një klip i cili është xhiruar në vitin 1991 dhe paraqet rreperin teksa kryen marrëdhënie seksuale orale një vajzë teksa këndon dhe konsumon një kokteil. Ai nuk ndalet as kur në dhomë futet Money B, i Digital Underground, madje Tupac Shakur e fton të këndojë dhe grupi nuk shpërbëhet duke vazhduar në këtë mënyrë performancën. E kaluara e rreperit, i cili është varrë me armë zjarri më 13 shtator të 1996, ka lënë të kuptohet se ky filmim, i përshkruar në detajet minimale, ekziston realisht. r.b/NOA

KOMENTE