E mërkurë, 5 tetor 2011, NOA- Zëdhënësi i Kryeministrit rus Vladimir Putin në një intervistë televizive rrëfen se, “Rigjetja e amforave antike gjatë një zhytje në jug të Rusisë, ishte një inskenim”. Por duhet patur kujdes, pasi nuk ka asnjë faj nga ana e Kryeministrit Rus. Vetë Putin ka qenë viktimë e arkeologëve të cilët kanë dashur ta kënaqin aq shumë kryeministrin e tyre, sa i kanë futur amforat në vendin e zhytjes duke i falur kështu atij një kënaqësi triumfuese. Në 10 gusht Vladimir Putin u filmua nga televizionet në versionin “Indiana Jones”, ndërsa nxirrte nga thellësitë e ujit disa amfora të cilat i përkisnin shekullit të 6-të. “Putin nuk ka gjetur amfora të mbetura në fund mijëra vite më parë, e aq më pak të pastra dhe kjo është e dukshme”, u shpreh Dimitri Peskov, zëdhënës i Putin. a.y/NOA
Vladimir Putin mashtrohet nga arkeologët
-
Filtra Uji Aquaphor21:05 - 05 Tetor 2011edhe keta trapet ruse alla shqiptarce mendokan!!!