English

Zbulohet një fabrikë supernovash

Suedi, 5 Tetor NOA - Është zbuluar një fabrikë e vërtetë supernovash në një galaktikë e cila quhet Arp 220 dhe ndodhet rreth 250 milionë vite dritë nga Toka. Ajo është identifikuar nga astronomët suedez të Chalmers dhe Onsala Space Observatory. Zbulimi, i përftuar nëpërmjet shfrytëzimit të rrjetit të radioteleskopit në 5 vende, tregon atë që astronomët dyshonin prej kohësh, ose e thënë me fjalë të tjera që galaktikat që janë “fabrikat më efiçente” të yjeve në Univers janë dhe prodhueset më të mëdha të supernovave. r.b/NOA

KOMENTE