English

AKEP komunikon zyrtarisht AMC si fitues të licencës 3G

Në foto: Mbledhja e AKEP ku u komunikua zyrtarisht njoftimi Miratohet autorizimi individual i 3G për AMC Tiranë, 6 Tetor 2011 NOA – Autoriteti i Komunikimeev Elektronike dhe Postare (AKEP) ka komunikuar zyrtarisht se kompania e telefonisë celulare AMC është fituese e tenderit për licencën e re 3G në Shqipëri. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare bëhet e ditur se “Këshilli Drejtues i AKEP, me Vendimin Nr. 1694, datë 28.09.2011, miratoi pajisjen e sipërmarrësit “Albanian Mobile Communications” sh.a me autorizim individual, për përdorimin e frekuencave në brezat 1935-1950 MHz çiftuar me 2125-2140 MHz dhe 1905-1910 MHz, spektër i paçiftuar, për ndërtimin e rrjetit dhe ofrimin e shërbimeve të lëvizshme tokësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”. AKEP njofton se “ky autorizim individual u lëshua në përfundim të tenderit publik me procedurë të hapur, ku “Albanian Mobile Communications” sh.a u shpall fitues me çmim të ofertës në vlerën pesëmbëdhjetë milionë e njëqindmijë euro”. e.t/NOA

KOMENTE