English

Bode: Ja pse Shqipëria nuk u prek nga kriza

Tiranë, 6 tetor 2011, NOA – “Ekonomia e Shqipërisë nuk është prekur nga kriza botërore, megjithëse kjo e fundit ka prekur edhe dy vendet kryesore partnere të saj, Italinë dhe Greqinë”. Kështu u shpreh ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare, mbi projektligjin për miratimin e buxhetit faktik 2010. Sipas tij, ekonomia shqiptare sipas vlerësimeve të ndërkombëtarëve dëshmoi një qëndrueshmëri të admirueshme. “Në vitin 2010, ajo shënoi një nga rritjet ekonomike më të larta në Eurozonë. Treguesit kryesorë makro-ekonomikë mbetën stabël dhe ata i kanë ndihmuar bizneset për të ruajtur konkurrueshmërinë. Eksportet njohën rritjen e tyre më të fuqishme dhe ishin pikërisht ato që udhëhoqën rritjen ekonomike të vendit. Edhe kushtet e tregut të punës janë përmirësuar në tre-mujorin e fundit, ku norma e papunësisë shënoi rënie, deri në 13.5%”, tha Bode në Kuvend. a.q/NOA

KOMENTE