Venezuelë, 6 tetor 2011, NOA- Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez, i cili është duke luftuar një betejë me kancerin, siguroi se e ka kaluar gjendjen e rëndë dhe se pas pak javësh do të dalë në këmbë në rrugë. Ai konfirmoi se, “Është e vërtetë, cikli i katër i kimioterapisë ishte më i vështiri”. Kreu i shtetit të Kubës i cili është 57 vjeç, ditët e fundit të shtatorit iu nënshtrua një seance të fundit kimioterapie, dhe sot u tha qytetarëve se është mirë, pavarësisht se trajtimi mjekësor nuk ishte i lehtë për tu kaluar. a.y/NOA