English

Edhe në Paris bëhet “marshimi i prostitutave”

Paris, 6 tetor NOA - Edhe në Paris është organizuar “slutwalk” (marshimi i prostitutave), që ka nisur në muajin prillToronto, për të protestuar kundrejt një polici, i cili ka këshilluar fermat të vishen në mënyrë të duhur për të shmangur përdhunimet. Pas Kanadasë, protesta e femrave u shpërnda dhe në SHBA, Australi, Gjermani, Britaninë e Madhe, Korenë e Jugut dhe Indinë. Të veshura të gjitha me minifunde, çorape të shkurtër dhe bluza të hapura, me qindra femra kanë marrë pjesë në Paris në “marshimin e prostitutave”. “Jo dot thotë jo. Një përdhunim nuk ndodh ndonjëherë si pasojë provokimi, asnjëherë nuk është faji i viktimës”, - lexohej në parullat e shumta të shkruara nga protestueset, që marshuan nga Tour de Montparnasse deri tek Place du Pantheon. r.b/NOA

KOMENTE