English

Ekspozita, si i shpëtuan myslimanët shqiptarë hebrenjtë gjatë luftës

Squirrel Hill, 6 tetor, NOA - Kur Norman Gershman i tha shokut të tij, fotografit Stuart Huck, se po udhëtonte drejt Shqipërisë për të bërë fotografi njerëzish, ky i fundit ishte i kënaqur për t’i ofruar këshilla në lidhje me atë që mund të fotografonte atje.

Por kur Gershman i tha se njerëzit që ai donte të fotografonte ishin myslimanë, Huck mbeti i shtangur me idenë e shokut të tij.

Ky i fundit mbajti edhe fjalimin kryesor në hapjen e ekspozitës fotografike "Besa: Myslimanët shqiptarë që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit", që u hap në Squirrel Hill.

Ajo shfaqi 41fotografi origjinale e atyre familjeve shqiptare që ofruan një strehë e sigurt për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndonjëherë duke vënë edhe jetën e tyre në rrezik duke bërë kështu. Shoqëruar fotografitë edhe me tregime të shkurtra në lidhje me shpëtimtarët që shpëtuan jetë.

"Mendova se ishte në kohën e duhur", tha Huck në lidhje me vendimin e tij për t'u bashkuar me projektin shqiptar, i cili filloi në vitin 2002, dhe vazhdoi gjatë gjashtë viteve të ardhshme. "Në atë kohë, myslimanët ishin duke u keqinterpretuar në shtyp, dhe mendova se ishte e rëndësishme që të tregohej edhe pjesa tjetër e tregimit”, tha ai.

Fotografitë e përfshira në libër janë kryesisht nga pasardhësit e atyre shqiptarëve që strehuan hebrenjtë gjatë Holokaustit, të shoqëruar nga kujtimet e tyre për atë që familjet e tyre kanë në traditën e tyre: Besën, kodin e lashtë shqiptar të nderit me origjinë në Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Besa është një pjesë integrale e traditës shqiptare, dhe që respektohet jo vetëm nga myslimanët shqiptarë, por edhe nga ata të besimeve ortodokse dhe katolike. Gershman dhe Huck fotografuan shqiptarët e të gjitha besimeve, por Gershman zgjodhi të përfshijë vetëm shqiptarët myslimanë në librin e tij, sepse "kush ka dëgjuar për një mysliman të shpëtojë një hebre?", tha ai.

"Ishte një gjë me të vërtetë, të vërtetë e mahnitshme që ndodhi në Shqipëri në Luftën e Dytë Botërore," thekson Huck.

Ndërsa Karen Hussaini, president i Rrjetit islam-ndërfetar SFH, sheh domosdoshmërinë e përfshirjes së të rinjve në projekte të tilla si ky.

"Ndikimi i të rinjve, është ajo që ne duam të vërtetë, sepse kjo është e ardhmja," tha Hussaini. "Ne duhet t’i përfshijmë ata tani në mënyrë që historia të mos vazhdojë të përsërisë veten".

Sipas tij, ekspozita u jep një shembull të njerëzve të besimeve të ndryshme në kërkim të njëri-tjetrit.

n.e/NOA

KOMENTE