English

Ekstradohet nga Greqia trafikanti Luan Delaj

E enjte, 6 tetor 2011, NOA- Një 31 vjeçar nga Vlora i shpallur në kërkim nga Interpoli, është ekstraduar pasditen e sotme nga Athina. I ekstraduari Luan Delaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2006 Gjykata Vlorës, e kishte dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Burime zyrtare nga policia thanë për NOA se Delaj, është shpallur fajtor pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në prill të vitit 2006, në fshatin Peshkëpi të Vlorës, kanë transportuar për qëllime përfitimi një sasi prej 302 kg lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Arrestimi i tij u bë në fund të muajt qershor me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. a.y/NOA

KOMENTE