Tiranë, 6 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Deputeti socialit Damian Gjiknuri në fjalën e mbajtur në Parlament akuzoi Kryeministrin Berisha se po zvarrit procesin e reformës zgjedhore. Ai tha se Partia Socialiste u fut me seriozitet në negociatë me Partinë Demokratike për reformën zgjedhore prej disa faktorëve, së pari koha, mekanizmit të vendimmarrjes dhe çështjeve të saj. Gjiknuri shtoi se “Kryeministri Berisha thotë se do pranoj 52 rekomandimet e OSBE-ODHIR, por PS nuk mund të mbaj në kurriz koston për faj të Kryeministrit dhe për këtë atij i takon Berishës të pozicionohet qartë". Në vijim ai kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë pasi nuk mund të lihet kjo çështje pezull në sajë të vullnetit të lëvizshëm të Kryeministrit. Sipas tij gjithë kjo zvarritje po bëhet për të hyrë në zgjedhjet e radhës me këtë regjim zgjedhjesh. a.y/NOA
Në foto: Deputeti i PS Damian Gjiknuri