English

Gjithmonë e më shumë obezë, +10% në 20 vjet

Itali, 6 tetor NOA - Në 20 vite përqindja e personave mbi peshë është rritur pothuajse me 10%. Ditët e sotme të rriturit me problem mbipeshe “janë rreth 46% e popullsisë, pothuajse një në dy persona nuk kujdeset për shëndetin, nuk shkon në palestër, nuk merret me aktivitete fizike, qofshin këto dhe të lehta, si ecja mesatarisht 40 minuta në të ditë. Është një rezultat, i cili konfirmohet nga ekspertë të Fondacionit Adi, që lançojnë një alarm dhe mbi obezitetin tek fëmijët, i cili gjatë 20vjeçarit të fundit duhet theksuar se ka pësuar një rritje akoma më të madhe se sa tek të rriturit. r.b/NOA

KOMENTE