Korçë, 6 tetor 2011, NOA – Një 50-vjeçare nga Korça i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte. Tamara Peçi u hodh nga ballkoni i katit të shtatë të pallatit në një moment kur ajo ndodhej e vetme në shtëpi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në lagjen nr. 18 në Korçë. Nga hetimet paraprake dhe dëshmitë e marra rezulton se Tamara Peçi është vetvrarë në kushtet e një sëmundjeje nervore nga e cila kishte kohë që vuante. mit/NOA