English

Ibra: Jam i lodhur nga futbolli

Milano, 6 Tetor NOA - “Futbolli nuk është më brenda meje ashtu si dikur”. Një shprehje tepër e fortë, që lë hapësirë për tu komentuar, kjo e sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimoviç n prag të sfidës së përfaqësueses së tij. Sulmuesi i Milanit ka dhënë sinjale lamtumire, jo kuq e zinjve, por botës së futbollit dhe këtë gjë e ka lënë të kuptohet kur pohon se ky sport nuk e argëton më atë si dikur. “Ku isha më i ri futbolli ishte gjithçka për mua dhe çdo gjë tjetër rrotullohej rreth saj. Tani kam filluar të ndjej lodhje – shtoi Ibrahimoviç – nuk do të më shihni duke luajtur me thinja”. r.b/NOA

KOMENTE