English

Identifikohen dy autorët e vrasjes në Shën Koll

Lezhë, 6 tetor 2011, NOA – Dy personat që vranë të mërkurën Tonin Gjonin anëtarin e Këshillit të Komunës së Shën Kollit janë identifikuar. Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se autorët e dyshuar për vrasjen janë 26-vjeçari Ridvan Luli dhe 38-vjeçari Pëllumb Nika. Luli dhe Nika dyshohet se e vranë Tonin Gjonin pas një debati me fjalë të rënda e fyese. Pas vrasjes ata u larguan menjëherë nga vendi i krimit me një makinë me targa të kryeqytetit, e cila më pas u gjet e braktisur në fshatin Gajush. Policia ende nuk ka zbardhur arsyet e vrasjes së Tonin Gjonit, i cili vdiq pas dy plumbave të marrë. Blutë e Lezhës janë vënë në kërkim të dy autorëve, të cilët janë fshehur në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes dhe hetimit. mit/NOA

KOMENTE
  • MONTENEGRO11:24 - 06 Tetor 2011
    PO MIRE MO SHQIPTAE DHE SA NJEREZ DO VRITEN AKOMA DHE CBEN KY SHTET ORDINER QE NUK VE NJE LIGJE TE POSACEM QE TE PAKESOHEN VRASJET SE PO VRITEN NJERZIT SI PUNA E QENIT