English

Ivanov: Pavarësia e Kosovës e padiskutueshme, ndarja destabilizon rajonin

E enjte, 6 tetor 2011, NOA- Kreu i Shtetit të Maqedonisë ka lëshuar një mesazh të fuqishëm në përkrahje të shtetit të Kosovës. Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov përgjatë një interviste është shprehur se është kundër bisedimeve për ndarjen e Kosovës, pasi sipas tij ndarja e Kosovës mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit. Në vijim ai ka theksuar se Maqedonia është e gatshme të ndërmjetësojë për gjetjen e një zgjidhje mes dy vendeve. Sipas tij, Pavarësia e Kosovës është një çështje e padiskutueshme, pasi atë e kanë pranuar dhe njohur shumica e vendeve të rajonit. Ndër të tjera ai ka shtuar se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë edhe pse situata në veri është e tensionuar. a.y/NOA

Në foto: Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov

KOMENTE