Kaliforni, 6 Tetor NOA - Modele dhe e bija e Mick Jagger, 27-vjeçarja Lizzy Jagger (emri i vërtetë Elizabeth) ka pozuar me sensualitetin e saj pa asnjë lloj “kompleksi” për revistën Playboy. Këtë radhë mund të themi se geni duket pasi e ëma e saj Jerry Hall ka qenë modele dhe ikonë e viteve 80, ku ka pozuar në 1985 për Playboy America. Lideri i Rolling Stones menjëherë ka deklaruar se është kundër vendimit që ka marrë e bija e tij për të pozuar. Ky është një kuriozitet i vogël në lidhje me vullnetin e Lizzy për të pozuar për Playboy. Modelja amerikane sapo mbushi moshën, për tu konsideruar e rritur në Amerikë, e thënë në shifra 21-vjeç, modalja ishte e gatshme për të pranuar ftesën e revistës mujore. Në krahun tjetër Mick ndaloi të gjitha tratativat, pasi ishte kundër projektit. Më pas ishte e ëma Jerry që bindi liderin e Rolling Stones, se fotot e revistës Playboy do të ishin artistike. r.b/NOA