English

Minatorët e Bulqizës rinisin punën në minierën e kromit

Bulqizë, 6 tetor 2011, NOA – Pas ndërprerjes së punës për më shumë se tre muaj për shkak të protestës, minatorët e Bulqizës i janë rikthyer punës në minierën e kromit në Bulqizë. Afro 700 minatorët e Bulqizës kanë hyrë në galeritë e minierës sot në orën 07.00 të mëngjesit. Galeritë e minierës së Bulqizës u inspektuan dje nga ekspertët e Repartit të Inspektim-Shpëtimit të Minierave, të cilët informuan se disa pjesë të saj janë dëmtuar rëndë për shkak të ndërprerjes së punës, porse lejuan rinisjen e punës në galeritë e tjera. Minatorët u rikthyen në punë pas arritjes së marrëveshjes së tyre me kompaninë koncesionare ACR për rritjen e pagës me 20 përqind, kryerjen e investimeve për përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë së jetës në minierë si dhe pikat e tjera të marrëveshjes si ajo mbi pagesën e muajve të grevës dhe protestës. mit/NOA

KOMENTE