Suedi, 6 Tetor NOA - Është realizuar një nano-antenë, e cila është në gjendje të drejtojë dritën e kuqe nga ajo blu, duke i çuar ato në drejtime të kundërta nga njëra tjetra. Aparatura që është përshkruar në revistën Nature Communications, nga hulumtuesit suedezë të Universitetit Teknologjik të Chalmers, mund të hapet një “dritare” për zhvillimin e nano-sensorëve për të lokalizuar koncentrate me bazë gazi dhe bio-molekula dhe gjithashtu zhvillimin e fotoneve të vetëm. Nano-antena mund të funksionojë si në modulin e pranimit ashtu dhe në atë të transmetimit. r.b/NOA