Pejë, 6 Tetor 2011 NOA – Një boshnjak shtetas nga Serbia dhe një tjetër, maqedonas, kanë gjetur një mënyrë tipike “shqiptare” për t’i shpëtuar kokëçarjeve me policinë gjatë kontrolleve rutinë për dokumentacionin. I pari, rreth orës 10.30 teksa ishte ndalur në një pikë kontrolli u kishte ofruar zyrtarëve te PK-së ne mes të dokumenteve një kartëmonedhë prej pesë eurosh. I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit, me urdhër te prokurorit u lirua në procedurë të rregullt. Po në Pejë, është arrestuar një shtetas nga Maqedonia pasi edhe ai, në pikën e kontrollit u kishte ofruar zyrtarëve të Policisë së Kosovës, në mes të dokumenteve 15 euro. Edhe ky, pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. a.b/NOA
Një shtetas nga Serbia dhe një maqedonas korruptojnë policët e Kosovës
-
Kosova Albania Kosova Albana01:19 - 07 Tetor 2011Te lumt shpend se edhe un elexova vetem titullin edhe shum keq u binda po kur elexova te vrteten ishte shum ne rregull me policin e RKS gjithqka ne rregull kan vepru si pas ligjit po nje gazetar botus budal;l ma mir ti them eban ktahen
-
Shpendi23:25 - 06 Tetor 2011Shume titull i pakuptimte, nese do ta kisha lexuar vetem titullin do te kisha kuptu qe ata kane arrite me i korruptu a ne te vertet ata vetem kane tentu edhe per ate jane arrestu. Ideja e titullit te jep pershtypje te keqe per policine tone kur ne te vertet duhet mu kan e kunderta.Ju lutemi keni kujdes se krejt keto ndikojne ne perceptimin qe lexuesi mund te merr per nje individ apo nje institucion qe ju shkruani per te.