English

Parashikimi i motit për 7 tetor 2011

Shqipëria Moti - E premte, 7 tetor 2011 Sipas MeteoAlb: Ne vendin tone, nje sistem i fuqishem vranësirash do te vendoset qe ne oret e para te mengjesit duke gjeneruar shira te dobet si fillim ne zonat veriperendimore e me pas duke u shtrire ne te gjithe vendin. Te njejtat kushte te vranesirave dhe shirave te dobet do te mbetemi edhe ne mesdite. Pasditja do te sjelle shtim te metejshem te vranesirave dhe shirave ne te gjithe vendin ku parashikohet qe fuqizimi i tyre te jete gjate nates. Më problematike situata do te paraqitet ne veri dhe veriperëndim te Shqipërisë. Edhe mengjesi i se shtunes do te jete me vranesira dhe shira. Situata termike do te sjelle renie te lehte ne te dy vlerat ekstremale bere qe termometri te mos e kaperceje vleren 27 grade celsius. Era do te fryje mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtesi 45 km/h dhe drejtim verilindor, kjo do te beje qe ne det dallgezimi te arrije deri ne 4 balle. Europa Moti– E premte, 7 tetor 2011 Europa veriperëndimore dhe Europa verilindore do te karakterizohen nga kushte te paqendrueshme atmosferike pasi vranesirat dhe shirat me intensitet te larte do te dominojne keto rajone. Shira me te dendur do te kete ne Norvegji dhe Skandinavi k ne pjesen veriore te saj do te kete dhe reshje debore. Po ashtu vranesirat dhe shirat do te perfshijne Italine edhe ballkanin Verior, si pasoje e fuqizimit te vranesirave ne mesdite shirat do te bien ne forme rrebeshi sidomos ne zonen e Alpeve te cilat do te shoqerohen me shkarkesa rrufesh. Gjithashtu me vranësira dhe shira do te mbetet nje pjese e Europes Qendrore por intensiteti i tyre do te jete i ulet, gjate nates problematike ne keto vende do te paraqitet mjegulla e dendur. Ndërsa pjesa tjeter e kontinentit Europian do te mbetet me mot te kthjellet. Ngjarje ekstreme në Europë: E premte, 7 tetor 2011 Ballkani Veriore rrezikon shira te dendur dhe shkarkesa rrufesh; Italia do te rrezikohet per shira te dendur dhe ere te fote; Europa Qendrore alarmon shira dhe mjegull te denur.

KOMENTE