Tiranë, 6 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 6 tetor 2011.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Ambasada amerikane, thotë të vërtetën”. Argumente të tjerë: “Shqipni tavolinash nga Artan Lame: Nuk jam viking”; “Arvizu-Sequi-Wollfarth: Bisedimet të rëndësishme”; “Qeveria pendohet për paratë e lejeve vjetore të policëve”; “Misioni i lartë i NATO-s zbarkon në Tiranë”; “Tavo dhe Barka: Censusi po dështon. OMONIA pështjelloi procesin”; “Procesi Aldo Bare, drejtësia heton vetveten”; “Prefekti me policë te kreu i qarkut”; “Shqipëria mund të preket nga kreditë e këqija”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Tri kategoritë. Udhëzimi, pallatet që do të marrin hipotekat”. Në faqen e parë veçojmë titujt: “Letra e plotë e ish-ambasadorit John Withers për Wikileaks: Ne në ambasadë themi të vërtetën”; “Procesi, vrasja e Mirit të Xhikes, bie kërkesa për ADN-në e Tufës”; “Lezhë, mësuesi vret anëtarin e PSV91”; “Magjistratura nën akuzë, skualifikohet kandidatja që u rendit e dyta në konkurs”; “Harta gjenetike e popujve të ballkanit në një studim shkencor”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Vendimi, 400 pallate të reja bëhen me hipotekë”. Tituj të tjerë të ditës: “Meta: 12 kushtet e BE nuk plotësohen me kushte ndaj njëri-tjetrit”; “Censusi, pyetjet pikante për të cilat duhet të rrëfeheni”; “Kryeministri: Epoka e dixhitalizimit, nis projekti 4 G”; “Tre ndërhyrje në Liqenin Artificial, do të bëhet turistik”.
E përditshmja “Shekulli” hapet me argumentin: “Kabllogramet janë e vërteta e Shqipërisë”. Tituj të tjerë: “Aldo Bare: Unë si Lulzim Basha”; “Letër e hapur nga shoqatat rinore: Zoti President mos dekretoni ligjin për plehrat”; “Qeveria i merr SHISH-it të drejtën e çkodimit të sekreteve”; “Rishfaqet Fazlliç”; “Intervista: Ilva Tare pyetet për dy vrasje”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Tkurret SHISH-i. Berisha i heq Shaqirit drejtorinë e Shifrës”. Argumente të tjerë të ditës: “Qeveria e Maqedonisë: Po dëmtohen marrëdhëniet”; “Intervista. Ben Blushi: Kisha vrau për të penguar përparimin e shkencës”; “Dorëzania kanunore e ambasadorëve nga Kiço Blushi”; “Patos. Këshilltarët e bashkisë heqin emrin e Zhani Cikos, prefektura refuzon”; “Ndërron jetë Hasan Dajti, i ati i Dritan Dajtit”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA