English

Përfaqësuesit e Kartës së Energjisë, draft rekomandimesh për zhvillimin e sektorit

Tiranë, 6 tetor 2011, NOA- Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore zhvilluan sot një takim me përfaqësues të Sekretariatit të Kartës së Energjisë, në qendër të të cilit ishte diskutimi mbi situatën energjetike në Shqipëri. Drejtori Ekzekutiv i AKBN, Besjan Pesha bëri një prezantim të punës së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, duke e vënë theksin tek reformat në këtë fushë. Pesha përmendi situatën energjetike të vendit si dhe projektet për energjinë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë. Drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore vuri në pah rolin e AKBN-së, në këto projekte si institucion studimor dhe promovues në zhvillimin e sektorit të energjisë duke përmendur dhe rëndësinë në edukimin e qytetarëve si pjesë e këtyre zhvillimeve. Në këtë takim u diskutua në lidhje me efiçencën e energjisë, financimi i investimeve në këtë fushë, donatorët dhe kontributi i shtetit, financimi i investimeve për energjitë e rinovueshme, efiçenca e energjisë dhe roli i palëve të interesuara në prodhimin e energjisë elektrike, bashkëpunimi midis institucioneve, çfarë parashikon strategjia e energjisë apo ndonjë dokument tjetër i elaboruar së fundmi. Pas takimeve që përfaqësuesit e Sekretariatit të Kartës së Energjisë zhvilluan me institucionet shqiptare, ata përgatitën një draft rekomandimesh në ndihme të zhvillimit të sektorit të energjisë i cili do të jetë pjesë ndihmëse në punën që do të bëjë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në raportin për efiçencën e energjisë të Shqipërisë. a.y/NOA

KOMENTE