English

Policia italiane godet 3 organizata shqiptare të drogës

E enjte, 6 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Nëntë qytetarë shqiptarë u prangosën në Firenze të Italisë gjatë një operacioni të policisë. Shqiptarët e prangosur u përkisnin tre organizatave të ndryshme kriminale dhe sillnin kokainë nga Hollanda në drejtim të Firences dhe Bolonjas. Arrestimet u bënë në qytetet e Genova, Firenze dhe Copparo, ku si rrjedhojë e tyre 11 persona të tjerë të dyshuar u morën në hetim në gjendje të lirë. Sipas policisë, organizatat kishin krijuar një rrjet për shpërndarjen e drogës mes të cilëve përfshiheshin italianë dhe të huaj, të cilët i kishin klientë të përhershëm. Sakaq mes këtyre klientëve ishin të përfshirë një dentist dhe një biznesmen nga Fiorentina. Gjatë kapjes së tyre u bë e mundur sekuestrimi i 10 kilogramëve kokainë, 800 gramë marijuanë dhe 326 gramë hashash. Ndërkaq krahas lëndës narkotike, të arrestuarve iu gjetën edhe 200 mijë euro para të thata si dhe u sekuestruan 4 autovetura. a.y/NOA

KOMENTE