English

SHBA, rekord shpejtësie për makinat elektrike

SHBA, 6 Tetor NOA - Një herë e një kohë defekti kryesor i makinave elektrike ishte ngadalshmëria, por kjo nuk ka aspak të bëjë me “Electric blue”, e cila është makina e ndërtuar nga Brigham Young University, në Utah. Makina, fryt i 7 viteve punë, ka arritur të kapë një shpejtësi prej 280 kilometrash orar. Rekordi, që u certifikua, u arrit falë një lloj “rakete” speciale me fibra karboni i projektuar në kompjuter, i shtyrë nga një seri baterish me litium-hekur-fosfat. r.b/NOA

KOMENTE