Tiranë, 6 tetor 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në homazhet e bëra ndaj arkitektit të shquar, Prof.Dr, Enver Faja, u shpreh se vdekja e tij shënon një nga humbjet më të mëdha të botës së arkitekturës shqiptare. “Sot, bota e arkitekturës ka humbur një ndër arkitektët më të mirë dhe më të njohur shqiptar. Familja ka humbur njeriun e dashur, studentët kanë humbur profesorin e dashur, ne të gjithë kemi humbur një njeri fisnik. Ndaj dhe sot përulemi me shumë respekt dhe nderim përpara veprës dhe jetës së tij”, u shpreh kryeparlamentarja Topalli. Homazhet në nderim të tij u bënë në ambientet e Galerisë së Arteve. Prof.Dr, Enver Faja, i cili humbi jetën për shkak të një sëmundjeje të gjatë. a.y/NOA
Në foto: Kryeparlamentarja Topalli gjatë homazheve