E enjte, 6 tetor 2011, NOA- Shqiptari nga Kosova, Arid Uka, kundër të cilit po zhvillohet procesi gjyqësor për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në aeroportin e Franfukrtit në Gjermani, tha sot se ai nuk beson më në xhihad ose luftën e shenjtë dhe se ka rënë viktimë e “propadgandës” ekstremiste. Ai është i akuzuar për vrasjen e ushtarëve Nikolas Alden 25 vjeçar dhe Zahari Kudebak 21 vjeç, për përpjekje për vrasje dhe për plagosjen e dy ushtarëve të tjerë. Uka, 21 vjeç, në fillim të procesit, në muajin gusht, i ka pranuar vrasjet, duke thënë se një natë më parë ai kishte parë një video ku shihej se si ushtarët amerikanë kishin dhunuar një të re myslimane. Sipas fjalëve të tij, kjo video e kishte nxitur për aksion, dhe kishte dëshiruar që të bëjë çdo gjë të mundshme që të mos lejojë që amerikanët të shkojnë në Afganistan. Bota Sot/ NOA
Në foto: Arid Uka