Spanjë, 6 tetor 2011, NOA - Hoze Murinjo vazhdon të mbetet në listën e zezë të komisionit disiplior jo vetëm atij ndërkombëtar por edhe spanjoll. Pas shlyerjes se dënimit të UEFA-s, në adresë të portugezit ka ardhur një tjetër pezullim por këtë radhë nga Spanja. Trajneri i Realit të Madritit do të vuaje dy javë pezullim pas gjestit të bërë në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës, Barcelona – Real në dëm të zëvendëstrajnerit të katalanasve Tito Vilanova në takimin e 17 gushtit. Në perleshjen mes lojtarëve pamjet filmike treguan qartë gishtin e Murinjos drejtuar në syrin e Vilanovas . Ndërkohë edhe vetë zëvendëstrajneri i Barcelonës do të vuajë një ndeshje pezullim. Përtej pezullimit të dy trajnerët do të jenë të detyryar të vuajne edhe një gjobë prej 600 eurosh. Gjithsesi, ndëshkimi duket se nuk do të sjelle probleme për Murinjon pasi do të mbetet ne fuqi vetëm për ndeshjet e superkupës. Sanksione qesharake kanë shkuar edhe për dy klubet teksa Real do të paguaje 180 euro, ndërsa Barcelona 90 euro. a.q/NOA