Londër, 7 tetor, NOA - Fabio Capello nuk do të jetë më trajner i Anglisë pas vitit 2012. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i federatës angleze të futbollit David Bernstein. Largimi pritet të bëhet pas kampionatit evropian. Më parë, 65 vjeçari Capello kishte shprehur vetë dëshirën që të mos ishte në krye të kombëtares. Federata angleze e futbollit ishte ndarë përgjysmë në lidhje me largimin ose jo të tij. Ndërkohë që një pjesë e mirë, mendon se duhet të ketë ndryshime në drejtimin e kombëtares. Si zëvendësues i Capellos, deri tani është përfolur shumë për Herry Redknapp, trajnerin e Tottenham. a.k/NOA