English

Censusi në Maqedoni, AK: Po reduktohen shqiptarët

Shkup, 7 tetor 2011, NOA - Aleanca Kuqezi në Maqedoni shpreh shqetësimin se proçesi i regjistrimit të popullsisë në Ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë, rrezikon uljen e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve. AK rendit një sërë çështjes, të cilat faktojnë rrezikun real që pas përfundimit të proçesit, AK konstaton një reduktim të përdorimit të gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në vend. “Edhe pse ligji mbi regjistrimin e popullsisë e vendos shumë qartë këtë, praktika e deritanishme flet për një reduktim të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në vend”. AK raporton dhe për mungesën e regjistruesve shqiptarë në zona të caktuara në Maqedoninë lindore. “Në dy qytete ku numrat e shqiptarëve janë në rënie konstante dekadat dhe vitet e fundit, Ohër dhe Manastir, regjistruesit shqiptarë mungojnë krejtësisht”, nënvizon AK. Një tjetër problem shqetësues është dhe çështja e regjistrimit të punëtorëve shqiptarë me punë të përkohshme në botën e jashtme. “Dihet se shqiptarët si popullsi me një numër të madh të familjarëve në perëndim, do të dëmtohen më shumë nga formulimi aktual, sipas të cilit, të drejtë regjistrimi nuk kanë personat që ndodhen më gjatë se 12 muaj jashtë vendit.” Aleanca Kuqezi është e shqetësuar pasi numri i popullsisë shqiptare rrezikon të dalë më i ulët se ç’është realisht edhe në regjistrimet përkatëse në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo, sipas AK, bashkë me manipulimet dhe mungesat e vërtetuara tashmë në Maqedoni do të çojë në zbehjen dhe dobësimin e paevitueshëm të faktorit shqiptar në Ballkan. a.q/NOA

KOMENTE