English

Cooper garanton vijimin e dialogut Kosovë- Serbi

Beograd, 7 tetor 2011, NOA- Ndërmjetësi për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Robert Cooper, ka bërë të mundur vijimin e dialogut mes dy vendeve. “Në bisedën me ndërmjetësin e BE-së Robert Cooper, është arritur pajtimi që dialogu me Prishtinën duhet të vazhdojë”, është shprehur Goran Bogdanoviç, Ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Sipas Gazetës Express, ende nuk dihet se me çfarë kushtesh është kthyer Serbia në dialog apo nëse ajo është pajtuar për doganat. Ndërkaq ndërmjetësi europian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper, ka shkuar mbrëmë në Beograd, ndërsa sot në mëngjes takoi Ministrin për Kosovën, Goran Bogdanoviç. a.y/NOA

Në foto: Robert Cooper

KOMENTE