English

“Do ta vrisja Kurt-in, por më parë do bëja seks me të”

Nju Jork, 7 Tetor NOA - gjithmonë ka qenë një person i çuditshëm dhe një fakt i tillë gjithmonë është ditur. Jeta e saj asnjëherë nuk ka qenë e rregullt, si rrjedhojë e abuzimit me drogë dhe nga pasuria e madhe e trashëguar nga bashkëshorti i saj Kurt Cobain, lider i Nirvana-ve, që ka vdekur në mënyrë tragjike. Megjithatë kujtimi për të nga bashkëshortja nuk është ndër më të gëzueshmit. “Nëse do të rikthehej në jetë do ta vrisja për atë që na ka bërë. Fillimisht do ta bëja me të më pas do ta vrisja”, - ishin këto fjalët e rrëfyera nga Courntey për Vanity Fair. Motivi i këtij irritimi nga ana e Courtney është se kantautori i famshëm sipas saj e “braktisi” atë dhe të bijën Frances. Kjo e fundit nuk ka një marrëdhënie të mirë me mamanë madje deri në atë pikë saqë Courtney në profilin e saj në Twitter kishte bërë një apel, vetëm që ato të ktheheshin sërish bashkë. Megjithatë Frances nuk ka dashur ta dëgjojë aspak dhe sapo mbushi moshën për tu larguar nga shtëpia, iku dhe vazhdoi karrierën e saj për tu lançuar si modele. r.b/NOA

KOMENTE