English

Drevs: Dialog për veriun e Kosovës

Prishtinë, 7 tetor 2011, NOA - Komandanti i ri i KFOR-it Erhard Drevs ka thënë se KFOR-i parapëlqen që largimi i barrikadave në veri të bëhet në bazë të ndonjë marrëveshje politike. Por, ai në një konferencë për gazetarë ka bërë të ditur se KFOR-i nuk do të presë deri në pafundësi për këtë gjë dhe ka shtuar se misioni ka mundësi që t’i heqë 16 barrikadat në veri për kohë shumë të shkurtër. “Janë 16 barrikada dhe nuk ka afat kohor. Se kur do të hiqen barrikadat sot të varet nga popullata në Mitrovicën veriore, nga zhvillimi i situatës. KFOR-i do të sigurojë ambient të sigurt për të gjithë. KFOR-i është në gjendje në çdo kohë që të heqë çfarëdo barrikade. Dhe si fakt, aktualisht, një ushtrim nga një njësi e madhe e jona, po stërvitet për heqjen e bllokadave rrugore me mjetet që kemi në dispozicion”, tha Drevs. a.q/NOA

KOMENTE