English

E rreh vëllai, 54-vjeçari kërkon mbrojtje nga policia

Durrës, 7 tetor, NOA – Një 54-vjeçar nga qyteti i Durrësit ka kërkuar mbrojtjen e policisë për shkak të dhunës që ushtron i vëllai. Padia është bërë dje në komisariatin e Policisë së qytetit Bregdetar. Personi 54-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik për arsye etike, pretendon se i vëllai i tij, 46-vjeç ka ushtruar ndaj tij dhune fizike dhe psikologjike. Pas verifikimit të ngjarjes, u plotësua Kërkesë Padia për Lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes se Menjëhershme. Ndërkohë që materialet i kanë kaluar dhe Gjykatës së Durrësit. a.k/NOA

KOMENTE