Elbasan, 7 tetor 2011, NOA – Grindja mes dy të rinjve ka rrezikuar të përfundojë tragjikisht sot në mbrëmje në qytetin e Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij qyteti, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Xh.B, 25 vjeç ka goditur fillimisht me sende te forta në pjesë të trupit shtetasin H.D, 18 vjeç, të dy banues në të njëjtën lagje. Policia, me të marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Xh.B, pasi ka goditur me sende të forta të demtuarin H.D, ka tentuar t’a qellojë atë me një armë zjarri tip Zastava, por pas ndërhyrjes së policisë, autori i ngjarjes, nuk ka mundur të qëllojë mbi të deëmtuarin, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. I dëmtuari u dërgua në spitalin kirurgjik ku është jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e 25 vjeçarit. a.q/NOA