English

Fotografia e parë e një ylberi të trefishtë

SHBA, 7 Tetor NOA - Tre ylber në një të vetëm. Dokumentimi i këtij vizioni spektakolar, deri më tani e konsideruar si një legjendë nga “gjuetarët e ylberit, ka ardhur nga një studim i Raymond Lee. Meteorologu i U.S. Naval Academy, e ka publikuar studimin e tij në revistën amerikane Applied Optics. Kanë qenë shumë të pakët personat që kanë pasur mundësinë të shihnin në qiell tre harqet e plota të ylberit në një moment unik, aq të rrallë, që me sa bëhet e ditur, thuhet se janë krijuar vetëm pesë në 250 vitet e fundit. Në krijimin e tyre ndihmojnë retë tepër të errta dhe shiu i rëndë. r.b/NOA

KOMENTE