Milano, 7 Tetor NOA - Allegrit i nevojiten përforcime të shumta në mesin e fushës dhe Galliani është duke punuar për sezonin e ardhshëm të merkatos për të kënaqur teknikun e tij. Emri i Khediras, tani mund të themi se nuk është vetëm një ide, pasi mesfushori ka prishur marrëdhëniet e tij me teknikun Murinjo dhe hapësirat që po gjen në skuadrën e Realit të Madridit vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të pakta. Kështu që mundësia e transferimit në Milano bëhet shumë konkrete dhe për të arritur një marrëveshje të suksesshme, operacioni kërkon një shpenzim prej rreth 10 milionë eurosh. Megjithatë tratativa mund të mbyllet me sukses, kjo bazuar në marrëdhëniet e mira mes këtyre dy klubeve. r.b/NOA