English

Kuqezinjtë sonte përballë Gjelave, luftohet për pikët

Paris, 7 tetor 2011, NOA - Kombëtarja shqiptare do të përballet sot në mbrëmje në “Stade de France” me kombëtaren franceze të futbollit. Skuadra kuqezi ka udhëtuar dje në mbrëmje me një avion çarter nga Tirana ku ka munguar mesfushori Ervin Bulku. Në vend të tij trajneri Josip Kuzhe ka menduar të hedhë në fushë Gilman Likën. Sa i takon formacionit që do të dalë në fushën franceze pas pak minutash, në mbrojtje do të luajë edhe Klodian Duro. Ai do të ketë rolin e një organizatori në prapavijë. Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, lajmi i mirë ka qenë rikuperimi i plotë i Armend Dallkut, që do të luajë në mbrojtje së bashku me Lorik Canën, Andi Lilën dhe Kristi Vangjelin. Ndërkohë, përveç Duros e Likës, Kuzhe në të majtë do të jetë vendosë Roshin, ndërsa në të djathtë Muzakën. Në qendër do të luajë Jahmir Hyka, si një lojtar që mund të shkaktojë panik në mbrojtjen e ngathët franceze, e cila në qendër ka Kabul e Rami. Në sulm, Shqipëria do të ketë të vetëm Hamdi Salihin. Ndeshja cilësohet më e vështira për kombëtaren shqiptare, pasi luhet në shtëpinë e kundërshtarit më të fortë të grupit dhe që ka nevojë për pikë. a.q/NOA

KOMENTE