English

Ndërrmarrjet e vogla, çelet panairi i BE

Tiranë, 7 tetor 2011, NOA - "Work and Study", është panairi i cili u çel sot në Pallatin e Kongresve e që po zhvillohet në kuadrin e Javës Evropiane të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme, u hap sot në Pallatin e Kongreseve. Panairi është iniciativë e promovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Ndërmarrjeve dhe Industrive të Komisionit Evropian dhe organizohet nga Dhoma e Tregtisë së Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. "Punësimi, aftësia dhe zhvillimi janë qëllimi kryesor i këtij panairi. Punësimi i të rinjve është një sfidë, me të cilën duhet të përballemi dhe për këtë Dhoma e Tregtisë ofron gjithë mbështetjen e nevojshme institucioneve përkatëse, të cilat duhet të bashkojnë fuqitë e tyre", tha kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka.

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Etore Sekui, tha se Bashkimi Evropian ka lëvruar 2.2 milion euro, nga parat e mbledhura prej taksapaguesit europianë, për të promovuar dhe fuqizuar më tej politikat e Qeverisë shqiptare në lidhje me ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. “Nnë 2010-ën, SME-të regjistruan një progres, si rrjedhojë e reformave rregullatore, të cilat duhet të vijojnë më tej, duke u bazuar në shtetin ligjor, garantimin e të drejtave të pronësisë, përmirësimin e zbatimit të kontratave, përmirësimin e produkteve të importuara si dhe përmirësimin e kapitalit njerëzor dhe infrastrukturës", tha Sekui. Ministri i Punës, Spiro Ksera, ai i Ekonomisë, Nasip Naço dhe zv/ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj, firmosën marrëveshjen tre paleshe për "Strategjitë e të mësuarit për funksionimin e sipërmarrjeve". a.q/NOA

KOMENTE