Durrës, 7 tetor, NOA – Ndaj dy personave ka nisur procedimi penal për trafik të mjeteve motorike. Ata akuzohen për përdorim të makinave të vjedhura në Itali dhe në Greqi. Personat nën hetim janë; D.K., 34 vjeç, banues ne Durres dhe A.K., 19 vjeç, banues në Hamallaj të Durrësit. Qytetari me inicialet D.K është kapur rreth orës 12.00, në lagjen Nr.4 Durrës, ku i është bllokuar automjeti tip “Volsvagen Passat” me targa TR 2369 L. Nga verifikimet rezultoi se makina ishte vjedhur në Greqi. Po ashtu, dje rreht orës 11:00, policia ndaloi dhe qytetarin me inicialet A.K. Ai u ndalua në Maminas dhe ju bllokua automjeti fugon tip “Opel” me targa DË 860 RH, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi i vjedhur ne Itali. a.k/NOA