English

Rrahën dhe fyen punonjësit e policisë, plagosen 3 vlonjatë

Vlorë, 7 tetor 2011, NOA- Tre të rinj nga qyteti i Vlorës janë plagosur nga uniformat blu pasi kanë fyer dhe rrahur disa punonjës policie të cilët ishin në krye të detyrës. Lidhur me këtë ngjarje u arrestua në flagrancë Andi Bozhani 20 vjeç dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve, Eni Begotaraj 20 vjeç dhe 16 vjeçarit me iniciale K.F, të tre banues në Vlorë. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se arrestimi dhe procedimi penal ndaj tyre nisi pasi pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Xhamia” tre të rinjtë kanë fyer e kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës. Ndërkaq materialet në ngarkim të tyre nisën hetimet për veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja për shkak të detyrës”. a.y/NOA

KOMENTE