English

Shiti motorin e vjedhur, bie në duart e policisë

Vlorë, 7 tetor 2011, NOA- Një 36 vjeçar nga Pogradeci ka rënë në duart e policisë, pasi është identifikuar si autori i shitjes së një mjeti të vjedhur. Alket Lako, nga Pogradeci dyshohet se i ka shitur shtetasit S. B., 62 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, kundrejt shumës prej 200.000 lekë një automjet tip “Skoda” OCTAVIA I vit-prodhimit 2002 me targë VL 5559 C. Sakaq mësohet se nga verifikimet e kryera ky automjet figuron i vjedhur jashtë shtetit. Lidhur me këtë ngjarje ndaj 36 vjeçarit nisën hetimet për veprën penale, “Trafikimi i mjeteve motorike”. a.y/NOA

KOMENTE