English

Tastiera e kompjuterit me mikrobe, rrezik nga gripi

Londër, 7 Tetor NOA - Skrivanitë e zyrave janë një vend ideal për të mbledhur mikrobe që mund të shpërndajnë shumë shpejt epidemi gripi apo ftohje. Një studim i drejtuar nga qindra zyra në Britaninë e Madhe ka bërë të ditur se pothuajse 2/3 e tastierave të kompjuterit kanë marrë baktere dhe në disa raste është gjetur dhe myk i rritur në to. Shumë të papastër janë dhe telefonat, celularët apo dhe skrivanitë, kjo të paktën bazuar në shkrimin e përcjellë ditën e sotme nga e përditshmja britanike “The Independent”. Një rezultat tjetër ketë herë bazuar në profesionet përkatëse tregon se informaticienët, avokatët dhe ekonomistët janë ndër profesionet më pak të pastër. r.b/NOA

KOMENTE